David Attenborough: Viti 2021 është momenti vendimtar për zgjidhjen e krizës klimatike

David Attenborough: Viti 2021 është momenti vendimtar për zgjidhjen e krizës klimatike

Prezantuesi i njohur në BBC i botës së egër dhe i mjedisit, Sir David Attenborough, në mesazhin e tij për fundvit, ka deklaruar se viti 2021 mund të jetë 'viti pozitiv për ndryshim'. Ai theksoi se "nevoja për të ndërmarrë veprime" kundër ndryshimeve klimatike nuk ka qenë kurrë më urgjente.

Në një fjalim në BBC One, ambientalisiti i mirënjohur tha se viti 2020 ka qenë një vit i vështirë - si për planetin ashtu edhe për veten e tij, sepse si shumë prej jush unë kam kaluar një pjesë të madhe të vitit të kaluar brenda, larg nga miqtë, familja dhe eksplorimi në botën natyrore.

“Kanë qenë disa muaj sfidues për shumë prej nesh, por reagimi ndaj këtyre kohërave të jashtëzakonshme ka provuar se kur punojmë së bashku, nuk ka asnjë kufizim për atë që mund të arrijmë. Sot ne po përjetojmë ndryshime mjedisore si kurrë më parë, dhe nevoja për të ndërmarrë veprime nuk ka qenë kurrë më urgjente”, u shpreh Attenborough.

Ai tha se këtë vit, bota do të mblidhet në Glasgow për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

“Është një moment vendimtar në historinë tonë. Ky mund të jetë një vit për ndryshime pozitive, për veten tonë, për planetin tonë dhe për krijesat e mrekullueshme me të cilat e ndajmë atë. Në të ardhmen ndoshta bota mund ta kujtojë me krenari dhe të thotë," ne bëmë një ndryshim. Le ta bëjmë 2021 një vit të mbarë për të gjithë banorët e planetit tonë të përsosur," u shpreh ai./Motilokal.com