Reshjet e shiut kanë përfshirë një pjesë të Shqipërisë, duke shkaktuar probleme në qarkun e Kukësit.
Sipas autoriteteve lokale Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.
Më problematike ka qenë situata në rrugën Bajram Curri-Valbonë ku si rezultat i reshjeve të dendura të shiut ka patur në shumë segmente rënie gurësh.
Njoftimi i plotë:
Situata në Qarkun Kukës për datë 04.01.2021 është si më poshtë:
I gjithë Qarku Kukës në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu.
Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.
Nga firmat kontraktore që kanë në performance këto rrugë po punohet për mbajtjen në gatishmëri të tyre.
Më problematike ka qenë situata në rrugën Bajram Curri-Valbonë ku si rezultat i reshjeve të dendura të shiut ka patur në shumë segmente rënie inertesh.
Nga firma kontaktore që ka në performancë këtë segment rrugor po punohet për pastrimin dhe vënien në efiçencë të saj.
Nga raportimet e përgjegjësve të bashkive të qarkut Kukës situata e rrugëve rurale është e mirë.
Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës./Motilokal.com


