Kjo është gjendja e akseve rrugore pas reshjeve të borës në juglindje të Shqipërisë

Kjo është gjendja e akseve rrugore pas reshjeve të borës në juglindje të Shqipërisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët.

ARRSH thekson se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë. Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë.

Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës nga kilometri 8-16  varion nga 15 deri në 20 centimetra.

Njoftim mbi gjendjen e akseve: 

Në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore me intesitet të ulët

Qafa e Qarrit, Dardha km 7 deri km 13, Voskopoja km 16 deri në km 18.

Kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur këtyre akseve.

Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë̈ sinialistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë./Motilokal.com

Image may contain: tree, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, night and outdoor

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, snow, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, snow, outdoor and nature