Ujësjellësi ‘Prishtina’ tregon për gjendjen e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Ujësjellësi ‘Prishtina’ tregon për gjendjen e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Ujësjellësi “Prishtina” bën të ditur se gjendja e ujit në liqenin e Badovcit është 638.38 metra mbi nivelin e detit ose -11.47 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në Batllavë është 628.75 metra mbi nivelin e detit ose -6.25 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Ujësjellësi “Prishtina” kërkon nga qytetarët që t'i ruajmë burimet e ujit, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm./Motilokal.com