Viti i Ri në Angli nis me stuhi bore [Foto]

Viti i Ri në Angli nis me stuhi bore [Foto]

Shumë pjesë të Anglisë e kanë pritur Vitin e Ri me stuhi të mëdha bore.

Zonat të cilat u mirëpritën 2021-shin me disa centimetra borë përfshijnë Northumberland, pjesë të Yorkshire, Nottinghamshire dhe Derbyshire.

Allendale

Zyra Meteorologjike e Britanisë ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë stuhi dimërore.

Saltburn

Kushtet e vozitjes në shumë rrugë do të bëhen "të rrezikshme" ndërsa moti i ftohtë vazhdon javën e ardhshme, tha Zyra Meteorologjike, transmeton BBC.

Bora në Colston Bassett, Nottinghamshire, të Shtunën

Disa ndeshje futbolli u anuluan këtë fundjavë për shkak të fushave të ngrira.

West Bromwich

Bora parashikohet të vazhdojë në lartësinë 200 deri 300 metra mbi nivelin e detit.

Një zbukurim i Budës i mbuluar nga dëbora në Buxton, Derbyshire

Erërat e ftohta të Lindjes parashikohen të zhvillohen javën e ardhshme, duke sjellë shira dimri - veçanërisht rreth pjesëve lindore - ndërsa rreziqet nga mjegulla, ngrica dhe akulli do të vazhdojnë, thanë parashikuesit./Motilokal.com

Lërimi i borës

Bora

Chapel en le Firth