E gjitha java në Kosovë do të jetë me mot të ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, reshje shiu diell, në viset malore borë. Gjatë fundjavës pritet rënie të temperaturave dhe reshje bore në ultësira.
E hëna do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 5 °C.
Dita e martë do të jetë me re dhe kthjellime, vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 7 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 7 °C./Motilokal.com
