E gjithë java parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu e bore, nuk do të mungojnë orët me kthjellime.
Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 12 °C.
E marta do të jetë me mot të ndryshueshëm me kthjellime e me re dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 11 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira e reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të sillen prej 9 deri në 11 °C. /Motilokal.com
