Foto spektakolare nga perëndimi i diellit në një ditë dimri në Gjirin e Lalëzit

Foto spektakolare nga perëndimi i diellit në një ditë dimri në Gjirin e Lalëzit

Gjiri i Lalëzit është padyshim një prej vende më të frekuentuara në bregdetin shqiptar, pasi ky vend të ofron një pamje spektakolare, sidomos në këto ditë dimri ku dielli rrezon sikur të ishte ditë vere.

I gjendur vetëm  25 kilometra nga kryeqyteti i Tiranës, Gjiri i Lalëzit është një vend ideal për të kaluar një fundjavë.

Moti në këtë fundjavë në Gjirin e Lalëzit ishte më vërtetë si në kohë vere. Dhe kjo të jep mundësinë të shijosh edhe lindjen dhe perëndimin e diellit.

Dy fjalë për Gjirin e Lalëzit:

Gjiri i Lalëzit (njihet ndryshe edhe si Gjiri i Shën Pjetrit) shtrihet në bregdetin shqiptar të Adriatikut midis Kepit të Rodonit (Muzhlit të Skënderbeut) në veri dhe Bishtit të Pallës në jug. Emrin e ka marrë nga fshati Lalëz që gjendet pranë bregut verilindor të gjirit. Është i hapët nga ana e detit. Gjerësia e hyrjes është 20 kilometra, gjatësia e vijës bregdetare 35 kilometra.

Në vijim ju sjellim disa pamje magjike të perëndimit të diellit në Gjrin e Lalëzit të shkrepura nga një turist nga Kosova, Kriton Begolli./Motilokal.com