Vdesë zbuluesi i ‘Tulipanit Shqiptar’

Vdesë zbuluesi i ‘Tulipanit Shqiptar’

Ka humbur betejën nga koronavirusi në moshën 64 vjeçare, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës, Besnik Hallaçi, biolog dhe ambientalistit i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Biologu Hallaçi është dhe zbulues i “Tulipanit shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit” dhe "Epimeda e Alpeve" që morën certifikatën ndërkombëtare. Ai është zbulues edhe i shumë llojeve tjera të bimëve si në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai prej dy javësh ishte i shtrua tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim të specializuar për COVID-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta e Besnik Hallaçit, e kanë bërë me miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkruajnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model,biolog, ambientalist, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën në vend.

Edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici shprehu ngushëllime për humbjen e biologut Besnik Hallaçi.

Image may contain: plant, flower, grass, outdoor and nature

“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksianë. U prehsh në paqe!”, shkruan Gjici.

Image may contain: plant, flower, nature and outdoor

Ndërsa ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka shkruar: “Humbëm kolegun tonë Dr. Besnik Hallaçi, Drejtor i AdZM Kukës. Hallaçi kontribuoi në zbulime në fushën e botanikës. Në sajë të tij bimët endemike shqiptare, Tulipani Shqiptar dhe Epimeda e Alpeve morën certifikatën ndërkombëtare. Shumë projekte i nisëm dhe përfunduam së bashku dhe të tjera na prisnin. Por, COVID19 pabesisht na mori kolegun tonë me zemër të madhe e mendje të ndritur”./Motilokal.com