Është bërë një kohë e gjatë që rruga e cila të shpije për në Shtërpcë apo në pikën turistike të Brezovicës vazhdon të mbetet e mjerueshme me gropa, plasaritje e gurë jo të pakët që rrëshqasin nga kodrinat.
Nuk mjafton me kaq deri të kalosh këtë rrugë më shumë frikë se ndoshta do të bie në këtë gropë apo në atë tjetrën, sheh deponi mbeturinash, gërmadha nga punimi në ndërtimin e hidrocentralit, shkatërrimin e lumit, prerjen e pyjeve, me një fjalë deri në destinacionin piktoresk e sheh natyrën duke u shkatërruar.
Edhe përkundër kësaj shëmtie e cila ka mbetur në mëshirën e fatit dhe pa përkujdesje institucionale, Brezovia vazhdon të mbetet njëra ndër pikat më të frekuentuar turistike gjatë dimrit jo vetëm nga vendësit por nga Shqipëria, Maqedonia edhe pse kohë pandemie nuk kanë munguar as të huajt nga vende të ndryshme të botës.
Motilokal.com ju sjellë disa pamje gjatë një udhëtimi për në perlën e Kosovës, Brezovicën e cila në çdo stinë ka pamje që të lë pa frymë./Motilokal.com











