Qindra zogj ngordhin pas fishekzjarrëve të Vitit të Ri në Romë

Qindra zogj ngordhin pas fishekzjarrëve të Vitit të Ri në Romë

Qindra zogj kanë ngordhur pas fishekzjarrëve në kryeqytetin italian për natën e Vitit të Ri, bën të ditur grupet për të drejtat e kafshëve, duke e quajtur atë një "masakër".

Pamjet e rrugëve pranë stacionit kryesor të trenit në Romë treguan dhjetëra zogj të shpërndarë pa jetë në tokë.

Shkaku i ngordhjes nuk ishte i qartë, por Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve tha se ajo ka të ngjarë të ketë lidhje me zhurmën e madhe të fishekzjarrëve në një lagje me shumë pemë në të cilat shumë zogj përdorin për të folezuar.

“Mund të kenë ngordhur nga frika. Duke fluturuar kanë goditur njërin-tjetrit, ose janë përplasur nëpër dritare apo linjat e energjisë elektrike. Le të mos harrojmë se ata gjithashtu mund të ngordhin nga sulmet në zemër”, tha Loredana Diglio, një zëdhënëse e organizatës.

Fishekzjarrët çdo vit shkaktojnë shqetësime dhe dëmtime si të kafshëve të egra ashtu edhe të shtëpive, vuri në dukje ajo.

Një numër jashtëzakonisht i madh zogjsh ngordhën në Romë vitin që lamë pas, pavarësisht nga ajo se kryeqyteti italian që ndalon qytetarët të ndezin fishekzjarr, të cilat ata kryesisht nuk i përfillën, dhe pavarësisht nga ora policore që është në fuqi nga 20:00 e mbrëmjes.

Dega e Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve në Itali bëri thirrje për vendosjen e ndalimeve në shitjen e fishekzjarrëve për përdorim personal, për shkak të kërcënimeve që ato paraqesin ndaj kafshëve./Motilokal.com