Moti për ditët e para të vitit 2021 në Kosovë

Moti për ditët e para të vitit 2021 në Kosovë

Ditët e para të vitit 2021 parashihen të jenë me diell.  Nga dita e diel priten reshje shiu. Në viset malore mundësi edhe për reshje bore.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët me diell. Në mëngjes më ftohtët dhe me ngrica. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 2 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 9 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe vende-vende reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 10 °C./Motilokal.com