Përmbytje, stuhi dhe ngrohja globale: 2020-ta në mot ekstrem

Përmbytje, stuhi dhe ngrohja globale: 2020-ta në mot ekstrem

Ky vit ka thyer një seri rekordesh, ndërsa COVID-19 ka dominuar, bota gjithashtu ka ndjerë edhe efektet e ngrohjes globale. Nëntori ishte muaji më i ngrohtë në histori. Rritje e temperaturave u regjistruan nga Antarktika në Arktik që ishin më të lartat ndonjherë. Që nga fillimi i vitit, Australia, Siberia dhe Kalifornia janë përballur me zjarre rekord. Atlantiku ka gjeneruar stuhi rekord. Akulli në Detin Laptev ka filluar të formohet më vonë se kurrë.

Pandemia e koronavirusit mund të ketë mbizotëruar në lajme dhe të ketë ulur përkohësisht emisionet. Por 2020-ta ka demonstruar gjithashtu ndikimin gjithnjë e më të dukshëm të ngrohjes globale të drejtuar nga njerëzit. Gjashtë vitet më të nxehta në historinë njerëzore kanë ndodhur të gjitha që nga viti 2014. Ky trend do të vazhdojë me siguri edhe vitin e shtatë me radhë.

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) së shpejti do të bëj të ditur nëse 2020-ta do të marrë vendin e parë, të dytë apo të tretë në renditjen e të gjitha kohërave.

Shkencëtarët janë të befasuar që temperaturat kanë qenë kaq të larta në mungesë të fenomenit El Niño.

Në termat e klimës, tendenca afatgjatë është më e rëndësishme sesa të dhënat individuale, por është kjo e fundit që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme. Nxehtësia e pazakontë, thatësira, zjarret ose stuhitë mund të shkaktohen nga ndryshimet natyrore.

Shkencëtarët janë gjithnjë e më të aftë të identifikojnë se ngjarjet ekstreme të motit janë më të shpeshta dhe më intensive pasi gazrat serë mblidhen në atmosferë.

Ja se si u zhvillua ky vit me ngrohjen globale në 1.1 °C mbi nivelet para-industriale. Ky numër mund të duket i tmerrshëm, por është vetëm një shembull - dhe do të jetë modest krahasuar me  të ardhmen që pritet të jetë 3 °C.

Janari më i nxehtë i regjistruar

Përmbytjet rekord në Indonezi, të paktën 19 vetë humben jetën, me 62.000 të evakuuar. Agjencia kombëtare e meteorologjisë raportoi reshjet më të larta ditore në Xhakarta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1866: "Ky nuk është një shi i zakonshëm".

Temperaturat në pellgun e Sidneit arritën deri në 48.9 °C, që ishte rekord në Australi. Zjarret krijuan një re tymi deri në 1000 kilometra të gjerë, tre herë më të madhe se gjithçka që është parë në botë më parë. Ajo përhapet aq larg sa tymi arriti në Antarktidë. Shkencëtarët e përshkruajnë atë si "një pikë referimi në madhësinë e çrregullimeve stratosferike".

Shkurti i dytë më i nxehtë i regjistruar

Në muajin shkurt u regjistruan temperatura të larta në ishullin Antarktik, 20.75 °C regjistruar nga shkencëtarët brazilianë në Seymour Island.

Marsi i dytë më i nxehtë i regjistruar

Në mars zjarret që përfshinë Australinë përfunduan pas më shumë se 6 muajsh, ku u shënuan 33 viktima, 3000 shtëpi të djegura dhe më shumë se 10 milionë hektarë të shkatërruara. Më shumë se 1 miliard gjitarë zogj, zvarranikë së bashku me qindra insekte u dogjën. Vera e 2019-2020 është e dyta më e nxehtë ndonjëherë, pas verës së vitit të kaluar.

Prilli muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar

Azia dhe Evropa regjistruan katër muajt më të ngrohtë të shënuar ndonjëherë. Në Kinë, Yunnan raportoi thatësirën më të keqe në 10 vite.

Maji më i nxehtë në rekord

Ndërkohë gjatë muajit maj u regjistruan përmbytje shkatërruese në Kenia dhe Uganda pas shiut të rrëmbyeshëm që çoi në 200 viktima dhe evakuimin e të  paktën 400, 000 njerëzve.

Në këtë muaj, konkretisht në 20 maj cikloni Amphan ishte stuhia më e ashpër që goditi Gjirin e Bengalit. Dy milion njerëz janë evakuuar dhe 129 të tjerë humbën jetën.

Ky ishte cikloni më shkatërrues, duke i shkaktuar Indisë 14 miliardë dollarë humbje. Qershori i tretë më i nxehtë i regjistruar

Qershori i tretë më i nxehtë i regjistruar

Në qershor qyteti rus, Verkhoyansj regjistroi temperaturën 38 °C, temperatura më të larta.

Korriku i dytë më i nxehtë i regjistruar

Vullnetarët dhe banorët punojnë për të riparuar një digë të dëmtuar pas rënies së ciklonit Ndërsa një e treta e Bangladeshit në 24 korrik u përmbyt, duke vrarë 550 persona dhe preku 9,6 milion njerëz në të gjithë kontinentin.

Gushti i dytë më i nxehtë i regjistruar 

Dy muaj reshje në 13 gusht në jug të Kinës shkaktuan 219 viktima dhe 4 milion qytetarë u evakuuan. Kjo i shkaktoi Kinës 26 miliardë dollarë humbje ekonomike.

Në 26 gusht zjarret në Kaliforni dogjën më shumë se 405,000 hektarë.

Shtatori më i nxehtë në botë i regjistruar

Një krokodil i vdekur në qytetin Porto Jofre në shtetin Mato Grosso, Brazil, pas zjarreve që shkatërruan rajonin.

Situata të rënda u shënuar edhe gjatë muajit shtator, ku rajoni i Sahelit të Afrikës u përfshi nga përmbytje dhe për pasojë u prekën 500,000 njerëz.

Sudani vendosi gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 4 shtator, pasi shirat shkatërruan rreth 100,000 shtëpi dhe më shumë se 100 persona vdiqën. Në Nigeri përmbytja dëmtoi 500,000 hektarë prodhime bujqësore.

Tetori i katërt më i nxehtë në botë i regjistruar

Më tre tetor Mbretëria e Bashkuar shënoi ditën e saj më të lagësht pas stuhisë Alex, më katër tetor zjarret në Kaliforni u përhapën në 1,6 milion hektarë.

Nëntori i dytë më i nxehtë në botë i regjistruar

Në nëntor Filipiet u goditën nga stuhia Typhoon Goni, ku të paktën 20 persona humbën jetë dhe rreth 1 milion të tjerë u evakuuan.

Somalia në 22 nëntor u shaktërrua nga Cikoni “Gati”, stuhia më e fortë që goditi këtë pjesë të botës.

Dhjetori

Në dhjetor përfundon edhe sezoni u uraganeve që thyen rekord. Agjencia Botërore e Meteorologjisë bëri me dije se 2020-ta ishte një ndër tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë.

Ndërkohë OKB raporton se ngrohja globale u rrit me 3,2 gradë celsius, dhe se qeveritë nuk kanë ndërmarrë mjaftueshëm veprime për të parandaluar ngrohjen globale.

Dhjetori është edhe muaji ku u shënua rasti i parë i COVID-19, i raportuar në Wuhan në Kinë.

Numri i vdekjeve në mbarë botën ka kaluar 1,6 miliard njerëz.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar shpërthime të tilla do të bëhen më të zakonshme ndërsa sistemet natyrore të mbështetjes së jetës në botë, duke përfshirë klimën, prishen si rezultat i rritjes së temperaturave, shpyllëzimeve dhe tregtisë ilegale të botës së egër.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se njerëzimin ka bërë luftë me natyrën dhe se arritja e paqes do të jetë detyra përcaktuese e shekullit 21./The Guardian/Motilokal.com