Për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe stuhive, prej ditësh tashmë pjesë të Tropojës janë pa energji elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHE) ka bërë të ditur se punonjësit janë të angazhuar gjithë kohës, por në zona të caktuara, shtresa e borës arrin deri në 60 centimetra. Kjo e bën të vështire operimin në kushte normale./Motilokal.com








