Vërshime në disa fshatra të Klinës

Vërshime në disa fshatra të Klinës

Moti i ligë që ka mbizotëruar që dy ditë në Kosovë ka shkaktuar përmbytje sidomos në Rrafshine Dukagjinit.

Nën ujë janë edhe disa fshatra të Klinës, si fshati Volljak dhe Shtaricë.

Në teren menjëherë ka dalë edhe kryetari i Klinës Zenun Elezaj, i cili tha se situata është në kontroll dhe se autoritetet komunale janë në krye të detyrës, duke e monitoruar situatën dhe duke intervenuar në vendet ku është e nevojshme.

Ai tha se është formuar shtabi emergjent, i cili ka hartuar planin e masave dhe ndërhyrjet që duhet t’i bëjmë, dhe shtoi se do të formohet një komisionin i veçantë për vlerësimin e dëmeve.

Po ashtu, Shtabi Emergjent ka kontaktuar edhe me FSK-në, që në bashkëpunim të plotë të bëjë intervenimet e nevojshme në secilën pjesë.

Problem është shkaktuar edhe në furnizim me ujë, por momentalisht është duke u shfrytëzuar kapaciteti i fabrikës, kurse brenda ditës situata me furnizim me ujë të do të stabilizohet.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar telashe edhe në rrugë, andaj kërkohet kujdes nga ngasësit e automjeteve.

Raportime për vërshime gjatë ditës ka pasur edhe në disa fshatra të Istogut e Deçanit.

Për dy ditët e para të vitit 2021 në Kosovë është parashikuar të mbajë mot pa reshje atmosferike./Motilokal.com

Image may contain: tree, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: one or more people, car, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and water

Image may contain: one or more people, people standing, sky, shoes, basketball court, tree and outdoor

Image may contain: tree, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: tree, sky and outdoor

Image may contain: sky, tree, cloud, outdoor, nature and water

Image may contain: 3 people, people standing, sky, tree, outdoor and nature