Moti i ligë përfshinë Shqipërinë, probleme në disa qytete me përmbytjet dhe bllokime të rrugëve

Moti i ligë përfshinë Shqipërinë, probleme në disa qytete me përmbytjet dhe bllokime të rrugëve

Reshjet e shiut me era të forta kanë vazhduar edhe gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar mjaft probleme në disa zona të Shqipërisë.

Sipas njoftimeve zona e Shkodrës është prekur më shumë dhe ka pasur edhe ndërprerje të energjisë për shkak të defekteve nga moti i ligë.

Moti i ligë solli përmbytje në Velipojë. Hotele dhe biznese pranë detit u “gjunjëzuan” nga uji. Deri tani raportohet për të paktën dhjetë biznese tek të cilat ka vërshuar uji.

Ndërkohë OSHEE-ja e qarkut të Lezhës siguron se punonjësit e saj janë në terren, për çdo defekt te mundshëm me energjinë elektrike./Motilokal.com