Parashikimi i motit për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi gjatë ndërrimit të motmoteve.
Moti në Shqipëri për natën e vitit të ri do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, në viset malore do ketë reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 11 °C.
Sipas parashikimeve meteorologjike me 31 dhjetor në Kosovë do të ketë mot pothuajse të kthjellët, vende-vende edhe me riga lokale shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 °C.
Në Maqedoninë Veriut do të mbajë mot kryesisht i kthjellë dhe vende-vende me reshje lokale shiu. Temperatura priten të sillen prej 7 deri në 12 °C.
Mot me vranësira e reshje shiu do të kemi edhe në Mal të Zi. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 12 °C.
Për t’i parë temperaturat për secilin qytet ju lutem vizitoni www.motilokal.com që të njoftoheni me të rejat e fundit rreth motit. /Motilokal.com
