Dhjetëra persona janë zhdukur dhe të paktën nëntë tjerë janë lënduar pas një një rrëshqitje masive gjatë natës në një qytet norvegjez.
Shtëpitë janë fundosur nga balta e madhe në 4 të mëngjesit në fshatin Ask, në veri të Oslos, një zonë të banuar nga afërsisht 5000 njerëz.
Policia e përcaktoi këtë si një katastrofë dhe deklaroi në Twitter se, “disa shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitja e dheut.
Shërbimet e urgjencës, me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ushtrisë norvegjeze, janë në proces të evakuimit’’.
Rreth 40 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes dhe evakuimi vazhdoi, pasi zyrtarët thanë se ekzistonte akoma rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme.
Gjeologët nga Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Energjisë Norvegjeze po vlerësojnë aktualisht vendin ku ndodhi rrëshqitja, për të përcaktuar nëse është e sigurt për hyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Zona ku ndodhet kjo qytezë është e njohur për terrenin e saj të pasur me një lloj argjile që mund të ndryshojë nga forma e ngurtë në të lëngshme. Kjo shkakton shpesh katastrofa të tilla dhe shumë herë ka pasur raportime për rrëshqitje të tokës./Motilokal.com
