Viti 2020 më i nxehti në Francë që nga 1900

Viti 2020 më i nxehti në Francë që nga 1900

Viti 2020 është viti më i nxehtë i regjistruar në Francë që nga fillimi i matjeve në vitin 1900, njoftoi Météo-France, që është një shenjë të re e ngrohjes globale.

Sipas Météo-France temperatura mesatare në të gjithë vendin në vitin 2020 ishte 14 gradë Celsius, duke mundur atë të viti 2018 që ishte 13.9 gradë Celsius.

"Moti më i freskët që po shohim në fund të këtij viti nuk do të ndryshojë asgjë. Është zyrtare viti 2020 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Francë”, tha Météo-France.

Edhe globalisht viti 2020 renditet viti më nxehtë ndonjëherë, me një sërë ngjarjesh ekstreme gjatë gjithë vitit, nga stuhitë në fillim të vitit, në episodet e jashtëzakonshme të shiut në vjeshtë, duke përfshirë dy episode vale nxehtësie gjatë verës./Motilokal.com