Me depërtimi e cikloneve mbi Mesdhe edhe përgjatë rajonit tonë dy ditët e fundit të vitit do të kushtëzohen me mot të paqëndrueshëm me vranësira e reshje lokale shiu. Pas erërave që mbizotëruan gjatë ditës se djeshme edhe sot, ndikuan në shpërndarjen e ndotësve ajror, ku cilësia e ajrit mbetet në vlera mesatare.
Moti sot do të mbajë i kthjellët e me diell në mëngjes, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Në rrafshin e Dukagjinit priten reshje të mëdha shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 11 °C.
E enjtja do të jetë me vranësira e reshje të lehta shiu në mëngjes, ndërsa nga mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 7 deri në 9 °C./Motilokal.com
