Vranësira e reshje shiu, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër në Shqipëri

Vranësira e reshje shiu, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër në Shqipëri

Shqipëria vazhdon të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti sot në vendin tonë do të mbajë me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në veri në lartësinë mbi 1100 metra reshje bore. Në zonat bregdetare parashikohet të fryjë era deri në 20 m/s.  

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 13 °C.

Edhe dita e enjte do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 11 °C./Motilokal.com