Zona e Petrinjas është goditur sot në mesditë nga një prej tërmeteve më të fortë në historinë e Kroacisë, me madhësi 6.2 shkallë Rihter.
Dridhjet e tërmetit janë ndier në të gjithë vendin dhe në disa pjesë të Europës. Si pasojë e tërmetit deri më tani kanë humbur jetën pesë persona.
Radio 101 postoi foto të Petrinjas nga ajri në Twitter, autori i fotove është Aeroklub Petrinja.
Sipas zyrtarëve lokalë, shumë ndërtesa e shtëpi janë shembur, e sekretari i aeroklubit ka thënë se ai dhe familja e tij janë mirë.
Ekipet emergjente kanë bërë të ditur se janë lënduar 20 persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë./Motilokal.com
