Britania e Madhe po përballet me një valë të ftohti me reshje të mëdha bore dhe në disa pjesë edhe me përmbytje.
Temperaturat në Britani kanë shënuar rënie deri në -10 gradë celsius. Paralajmërimet e motit për borën dhe akullin janë në vend në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar deri të enjten ndërsa një shpërthim Arktik përfshin gjithë vendin nga veriu në jug. Ndërkohë, të tjerët janë përballur me përmbytje të mëdha.
Zyra meteorologjike e Britanisë thotë se temperaturat brenda natës "do të bien drejt ngrirjes, ndoshta duke u ulur deri në -10 °C".
Drejtuesve të mjeteve u është kërkuar të qëndrojnë larg rrugëve, me kushtet e vështira që parashikohet të vazhdojnë dhe ta kthejnë borën në akull gjatë natës. Britanikët mund të zgjohen edhe nën një mjegull të dendur, të acartë, që do të vonojë të shpërndahet.
Ndërkohë që Londra, dhe shumë qytete të tjera janë paralajmëruar se bora dhe akulli mund t’i mbulojë të mërkurën dhe të enjten./Motilokal.com

















