Tërmeti në Kroaci, raportohet për një fëmijë të vdekur

Tërmeti në Kroaci, raportohet për një fëmijë të vdekur

Rrugët e qytetit Petrinja të Kroacisë pas tërmetit me forcë 6.3 ballë të fortë në mesditën e sotme janë plotë me mbeturina dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuarit që janë ende të bllokuar, njoftoi transmetuesi tregtar N1 të martën.

Kryebashkiaku i Petrinjës, Darinko Dumboviq  ka thënë se një fëmijë ka vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Kroacin.

Eksperti sizmik Kresimir Kuk tha se energjia e lëshuar nga tërmeti në Petrinja ishte 30 herë më i fortë se energjia e lëshuar nga tërmeti i 22 marsit që goditi Zagrebin dhe rrethinat e tij.

Kuk beson se ky mund të jetë tërmeti më i fuqishëm pas një vargu lëkundjesh të forta.

Autoritet kanë njoftuar se centrali bërthamor Krško, ka pezulluar punën si pasojë procedurës së zakonshme në rast të katastrofave të mëdha natyrore, bënë me dije autoritetet.

Termocentrali është ndërtuar për të qenë rezistent ndaj tërmeteve shumë më të fortë se ato të regjistruara deri më tani në Slloveni apo Kroaci.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Petrinja, ku për pasojë një fëmijë humbi jetën. Ndërkohë pjesa më e madhe e Kroacisë ka mbetur pa energji elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në terren./Motilokal.com