Moti i ligë shkakton dëme në portin e Durrësit

Moti i ligë shkakton dëme në portin e Durrësit

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike janë dëmtuar fenerët e kanalit në portin e Durrësit.

Në njoftimin e Drejtorisë Detare thuhet se hyrja-dalja nga porti do të bëhet me komunikim me Kapitenerinë e Durrësit duke zbatuar urdhrat/udhëzimet e saj.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi mungesën e fenerëve të kanalit të portit Durrës.

Si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në portin e Durrësit janë dëmtuar fenerët e kanalit.

Fenerët të cilët janë dëmtuar paraqiten si më poshtë:

Feneri i Pilotit me të dhënat LFI VV10s 6M,

Feneri i kuq i çiftit të dytë me të dhënat FI(2)R6s 3M,

Feneri i kuq i çiftit të tretë me të dhënat FI(1)R 9s 3M,

Feneri jeshil i drejtimit kryesor të aksit së kanalit hyrës me të dhënat FIG 5s 3M.

Hyrja -dalja nga Porti i Durrësit do të behet me komunikim me Kapitenerinë e Durrësit duke zbatuar urdhrat/udhëzimet e saj./Motilokal.com

No photo description available.