Bora e madhe në zonat e Kelmendit shkakton probleme në energjinë elektrike

Bora e madhe në zonat e Kelmendit shkakton probleme në energjinë elektrike

Reshjet e mëdha të borës që kanë rënë prej gati dy ditësh në zonat malore të Kelmendit në Malësinë e madhe kanë shkaktuar edhe probleme në energjinë elektrike.

Si pasojë e borës dhe erës së fortë shumë nga linjat e transmetimit janë dëmtuar nga vendi i quajtur Gropa të Selcës deri në Vermosh janë mbi 50 shkëputje të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.

Bëhet e ditur se grupet e punës së OSHEE janë në terren duke punua në kushte tejet të vështira klimatike dhe të terrenit për të bërë të mundur rikthimi e energjisë elektrike sa më parë në këto zona, fshatrat e të cilës janë turistike dhe preferohen shumë sidomos në festat e fundvitit./Motilokal.com