Ekstremet e motit/ Katastrofat natyrore që i shkaktuan botës miliarda dollarë humbje gjatë 2020-ës

Ekstremet e motit/ Katastrofat natyrore që i shkaktuan botës miliarda dollarë humbje gjatë 2020-ës

Bota vazhdon që të paguajë një çmim shumë të lartë për ndryshimet klimatike. Qendra Christian Aid së fundmi ka realizuar një studim ku rendit 10 fenomenet më të frikshme që ndodhën përgjatë këtij viti, ku mijëra persona humbën jetën e ku dëmi ekonomik ishte edhe më i madh.

Gjashtë nga këto fenomene, ndodhën në Azi, me përmbytjet në Kinë dhe Indi, që shkaktuan dëme prej më shumë se 40 miliardë dollarësh.

Një djalë dhe një burrë ruajnë karriget nga një shtëpi e përmbytur për shkak të shiut të madh të shkaktuar nga uragani Eta në Puerto Barrios.  Foto: Johan Ordonez / AFP

Në SHBA, një numër rekord uraganësh dhe zjarresh shkaktuan rreth 60 miliardë dollarë humbje. Ndërsa bota është përpjekur t’i bëjë ballë pandemisë së koronavirusit, miliona njerëz janë përballur po ashtu me pasojat e fenomeneve të motit ekstrem. 

Një sezon uraganësh i pazakontë është lidhur me disa nga stuhitë më shkatërrimtare në Azi, ku janë regjistruar edhe humbjet më të mëdha. Gjatë një periudhe prej disa muajsh, përmbytjet në Indi shkaktuan më shumë se dy mijë viktima dhe miliona njerëz humbën shtëpitë. Vlera e humbjeve përllogaritet në 10 miliardë dollarë.

Zjarrfikësit shpëtojnë banorët lokalë pas përmbytjes së lumit Ulua për shkak të Uraganit Eta 5 Nëntor 2020. Foto: Orlando Sierra / AFP

Kina pësoi një dëm edhe më të madh financiar nga përmbytjet që filluan në Qershor dhe zgjatën deri në fund të Tetorit, e ku kostoja vlerësohet të jetë rreth 32 miliardë dollarë.

A po bën Australia sa duhet për të ndaluar ndryshimin e klimës dhe për të parandaluar përkeqësimin e zjarreve?

Cikloni Amphan i cili goditi gjirin e Bengalit në muajin Maj solli mijëra të vdekur dhe shkatërrim të shumë shtëpive. Jo vetëm kaq, por edhe Afrika së fundmi u prek nga përhapja në masë e karkalecave, të cilët shkatërronin të korrat dhe bimësinë.

Automjetet e zhytura në një rrugicë të përmbytur pas zbarkimit të Ciklonit Amphan në Kolkata.  Foto: Satyaki Sanyal / AFP

Ndërkohë që edhe Afrika njohu evente ekstreme me pushtimin masiv të karkalecave, që rrënoi të mbjellat dhe bimësinë duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm ekonomik. Kombet e Bashkuara i kanë lidhur këto pushtime karkalecash me ndryshimet e klimës, me reshje të pazakonta shiu në Lindjen e Mesme dhe kepin e Afrikës në vitet e fundit që kanë kontribuar në shpërthimin e karkalecave.

Fshatarët udhëtojnë me një varkë në zonën e prekur nga përmbytja e fshatit Gagalmari në rrethin Morigaon të shtetit Assam më 14 korrik. Foto: Biju Boro / AFP

Edhe Evropa ka parë dëme domethënëse kur stuhia Ciara përshkoi Irlandën, Britaninë dhe disa vende të tjera në shkurt. Ajo u mori jetën 14 personave dhe shkaktoi dëme prej 2.7 miliardë dollarësh./Motilokal.com