Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u ka apeluar të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes para se të nisen për udhëtim, për shkak të kushteve atmosferike.
ISHP thotë se reshjet e dendura të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë.
Sipas ISHP-së në këto kushte:
Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.
Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat.
Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.
Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.
Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
Vendosni fëmijët në ulsën e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara.
Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli./Motilokal.com
