Moti i ligë ka përfshirë Italinë veriore. Autoritetet u kanë bërë apel qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, ndërsa në Venecia janë aktivizuar barrierat e sistemit Mose për mbrojtjen e ujërave të brendshme nga rritja e nivelit të ujërave.
Milano dhe Lombardia mëngjesin e kësaj të hënë janë mbuluar me dëborë trashësia e së cilës arrin deri në 20 cm.
Ndërkohë për shkak të peshës së borës disa pemë kanë rënë duke shkaktuar edhe bllokim të rrugëve.
Mjetet për hapjen e rrugëve dhe shpërndarjes së kripës janë në veprim nga agimi në Valtellina dhe Valchiavenna, të goditura nga një valë e fortë e motit të keq me reshje të mëdha dëbore.
Disa kalime alpine janë të mbyllura ose mund të kalohen vetëm me zinxhirë të montuar.
Erërat e forta dhe dëbora kanë sjellë shqetësime në rajonet në veri, ku më shumë probleme janë konstatuar në Emilia Apennines dhe Triveneto./Motilokal.com












