Kamerat kurth kapin lloje të rralla të botës së egër në Parkun Kombëtar Sharri

Kamerat kurth kapin lloje të rralla të botës së egër në Parkun Kombëtar Sharri

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ka bërë të ditur se po vazhdon monitorimi i gjendjes së llojeve të faunës së egër në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Monitorimi përmes kamerave kurth që nga fillimi i tij ka ofruar informacione të vlefshme për praninë e disa llojeve të rralla në territorin e këtij parku.

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, zyrtarët e DAPK “Sharri” përmes kamerave kurth të vendosura në disa zona monitoruese kanë konstatuar praninë e disa llojeve të gjitarëve si: Dhia e egër (Rupicapra rupipacra), Ari i murrmë (Ursus arctos), Kaprolli (Capreolus capreolus), dhelpra (Vulpes vulpes) dhe Derri i egër (Sus scrofa).

“Kamerat kurth të vendosura të deri me tani kanë siguruar të dhëna të besueshme për praninë e shtazëve të egra në Parqet Kombëtare dhe kanë dëshmuar praninë e llojeve të rralla dhe  gjendjen konstante të popullatave të tyre”, njofton AMMK./Motilokal.com

Image may contain: tree, night, plant, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: tree, grass, sky, outdoor and nature

Image may contain: night, outdoor and nature, text that says '12/22/2020 4:00 AM CT2 Cuddeback'

Image may contain: nature and outdoor, text that says '12/18/2020 2:23 AM CT2 Cudde hack.'

Image may contain: outdoor and nature, text that says '12/3/2020 5:07PM CT2 Cuddeback. back.'

Image may contain: sky, outdoor and nature, text that says '12/9/2020 5:48AM CT2 Cuddeback.'