Bora zbardhë Kosovën, ministri Abrashi njofton për gjendjen e rrugëve

Bora zbardhë Kosovën, ministri Abrashi njofton për gjendjen e rrugëve

Ashtu siç kanë paralajmëruar meteorologët e Motilokal.com, nga sot kanë nisur reshjet e borës në tërë territorin e Kosovës.

Bora që po vazhdon të bie ka mbuluar rrugët e sidomos ato malore, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve. Por megjithatë të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale janë të kalueshme.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se rrugët janë duke u mirëmbajtur 24 orë.

“24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura”, ka shkruar Abrashi./Motilokal.com

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: tree, snow, outdoor and nature

Image may contain: tree and outdoor

Image may contain: tree, outdoor and nature