Britania e Madhe është përfshirë nga moti i ligë, duke shkaktuar përmbytje dhe qindra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sipas raportimit të medieve banorëve iu kërkua strehim alternativ në ambiente të tjera, si salla, kinema ose streha emergjence, edhe pse kjo kërkonte thyerjen e rregullores aktuale COVID-19.
Autoritetet njoftuan se për shkak të kërcënimit nga përmbytja, banorët e urdhëruar të evakuohen “lejohen të shkojnë në shtëpitë e të afërmeve të tjerë, pavarësisht rregullave aktuale në fuqi”, transmeton Daily Mail.
Rreth 111 paralajmërimesh janë lëshuar për përmbytje, ndërsa sasi të mëdha uji derdheshin nëpër ujëmbledhësit e lumenjve.
Shiu i madh pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa vendi lufton me rritjen e të infektuarve dhe shfaqjen e një variant të ri koronavirusi./Motilokal.com


















