Moti i ligë përfshin Italinë, autoritetet lëshojnë alarmin [Foto]

Moti i ligë përfshin Italinë, autoritetet lëshojnë alarmin [Foto]

Ajri i ftohtë nga Arktiku ka përfshirë Mesdheun dhe Italinë, duke gjeneruar formimin e një vorbull depresioni në tërë vendin.

Vala e motit të ligë që tashmë ka goditur veriun e Italisë do të shtrihet në pjesën tjetër të gadishullit të shtunën në mbrëmje, me reshje bore, stuhi në shpatet Tirren në jug dhe erëra të forta në Sardenjë.

Sipas njoftimeve të medieve italiane Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të verdhë në 11 rajone: Emilia Romagna, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Puglia, Basilicata, Kalabria dhe Sicilia.

Sipas parashikimit të meteorologëve duke filluar nga e shtuna në mbrëmje reshjet e borës priten në lartësi mbi 400-600 metra në Abruzzo dhe Umbria dhe në lartësi mbi 600-800 metra në Sardenjë. Reshjet gjithashtu priten, madje edhe stuhi në Campania, Basilicata dhe Kalabria, veçanërisht në shpatet e Tirrenit.

Moti i ligë me reshje shiu ka përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën, ku gjatë mbrëmjes së sotme priten edhe reshje të borës./Motilokal.com  

Image may contain: tree, night and outdoor

Image may contain: snow, tree, night and outdoor

Image may contain: car, snow, night and outdoor

Image may contain: tree, sky, snow, plant, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: mountain, sky, tree, cloud, outdoor and nature

Image may contain: sky, tree, mountain, outdoor and nature

Image may contain: snow, outdoor and nature

Image may contain: tree, snow, sky, bridge, plant and outdoor

Image may contain: 1 person, house, snow, outdoor and text

Image may contain: mountain, sky, snow, tree, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, snow and outdoor

Image may contain: tree, plant, outdoor and nature