Inteligjenca Artificiale identifikon më shumë se 100.000 kratere hënore

Inteligjenca Artificiale identifikon më shumë se 100.000 kratere hënore

Më shumë se 100,000 kratere hënore të panjohura më parë u identifikuan, falë një sistemi të inteligjencës artificiale që ka studiuar të dhënat nga misionet kineze Chang'e.

Metoda e re e analizës, e botuar në revistën Nature Communications, është rezultat i kërkimit të koordinuar nga Universiteti Kinez i Jilin, me grupin e Chen Yang, dhe i kryer në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave.

Rezultati është një provë e parimit, e cila tregon se si i njëjti lloj analize është i zbatueshëm për eksplorimin e të gjithë Sistemit Diellor.

Krateret u identifikuan pasi kishin trajnuar sistemin e inteligjencës artificiale për të analizuar rreth 10000 imazhe të kratereve të njohura, të marra kryesisht me misionet hënore kineze Chang'e-1 dhe Chang'e-2.

Në këtë mënyrë, sistemi ishte në gjendje të identifikojë krateret që kishin shpëtuar deri më tani dhe që janë shpërndarë kryesisht në gjerësinë e mesme dhe të ulët të sipërfaqes hënore.

Ai identifikoi 109,956 prej tyre me saktësi, shumë prej të cilave janë gjithashtu të mëdha, mbi 8 kilometra.

Përparësia e teknikës, vërejnë autorët e studimit, është se ajo njeh edhe kratere të parregullta ose të degraduara, ndonjëherë të vështira për t’u studiuar./Motilokal.com