Me sytë nga qielli, më 29 dhjetor do të shfaqet ‘Hëna e ftohtë’

Me sytë nga qielli, më 29 dhjetor do të shfaqet ‘Hëna e ftohtë’

Hëna e fundit e plotë e vitit do të shfaqet mbrëmjen e 29 dhjetori dhe njihet si hëna e ftohtë.  

Një nga më enigmatikët dhe më të veçantët ka qenë emërtimi për hënën në muajin dhjetor, "hëna e ftohtë". Disa mund të thonë, për shkak të temperaturave, por nuk është kjo e vetmja arsye në fakt.

Dhjetori, është muaji kur dimri hyn në rrugën e tij të gjatë dhe të ftohtë dhe paralajmëruesja për këtë gjë është pikërisht hëna.

Por një tjetër arsye është edhe sepse në këtë periudhë Hëna është me qartë, pasi rrezatimi i diellit është më i prirët gjë që lejon një pamje më të qartë të satelitit tonë hapësinor.

Hëna ndonjëherë në dhjetor quhet edhe Hëna e Kohës së Gjatë si netët e dimrit, të gjata dhe të ftohta. Hëna shpenzon më shumë kohë mbi horizontin e planetit tonë gjatë këtij muaji përballë një dielli që ka shkuar në skaje.

Kjo hënë, jo vetëm që është hëna e plotë e fundit për këtë vit, por është e njohur dhe për trajektoren e saj të lartë nëpër qiell, që do të thotë se do të ulet mbi horizont më shumë se çdo hënë tjetër.

Ndërsa hëna do të arrijë maksimumin e ndriçimit në 22:30, të martën, ju mund të filloni ta shihni pak para perëndimit të diellit edhe pse kjo varet nga zona ku ndodheni./Motilokal.com