Zbulohet një lule e çelur në epokën e dinosaurëve

Zbulohet një lule e çelur në epokën e dinosaurëve

Shkencëtarët kanë zbuluar një lule që ka çelur në epokën e dinosaurëve. Ajo është ruajtur në qelibar për 100 milionë vjet dhe bima e saj ishte pjesë e një familjeje të ngjashme me atë të dafinës aktuale, transmeton ANSA.

Lulja, e cila është quajtur Valviloculus pleristaminis, përfaqëson si një gjini të re, ashtu edhe një specie të re lulesh dhe është e fundit në buqetën e zbulimeve”, u shpreh George Poinar studiues në Universitetin Shtetëror të Oregonit, SHBA.

“Kjo lule është një bukurie rrallë, veçanërisht duke marrë parasysh se ka qenë pjesë e një pylli që ekzistonte 100 milionë vjet më parë”, tha George Poinar.


Lulja u zbulua në qelibar të gjetur në një minierë të Mianmarit, ku u ruajt në depozitat detare sedimentare që datojnë që nga mesi i Kretaceut, rreth 99 milionë vjet më parë.

"Lulja mashkullore është e vogël, rreth dy milimetra e gjerë. "Pavarësisht se është kaq e vogël - shtoi ai - detajet e saj janë befasuese./Motilokal.com