Tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin Luzon pranë kryeqytetit Manila të Filipineve.

Tërmeti u regjistrua rreth 74 kilometra nën sipërfaqe dhe epiqendra e tij ishte në rajonin Calatagan i vendosur në jugperëndim të Luzonit, tha Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Autoritetet paralajmëruan për lëkundje të tjera por nuk lëshuan alarm për cunami.

Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale./Motilokal.com