Fotografia e dy pinguinëve duke ngushëlluar njëri-tjetrin zgjidhet më e mira për vitin 2020

Fotografia e dy pinguinëve duke ngushëlluar njëri-tjetrin zgjidhet më e mira për vitin 2020

Viti 2020 ishte i një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme.

Përqafimi pas një dite të vështirë të dy pinguinëve është fotografia e zgjedhur si fituese e “Ocean Photograph Awards” në revistën “Oceanographic”.

Fotoja është realizuar në Australi nga fotografi gjerman, Tobias Baumgaertner.

Image

Fotografi gjerman kaloi tre net të plota duke parë koloninë e pinguinëve për të kapur fotografinë e dy pinguinëve të “zana” të përqafuar.

"Këta dy pinguinë zanash të ngritur mbi një shkëmb me pamje nga horizonti i Melburnit po qëndronin atje për orë të tëra, duke parë dritat e horizontit dhe oqeanit", tha Tobias.

Pinguinët janë krijesa famëkeqe monogame dhe çiftëzohen për jetën

St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.

“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në “Instagram”.

Pinguinët i gjejnë partnerët e tyre në kolonitë e mëdha me thirrjet e tyre unike

Ai ka treguar gjithashtu se që nga ajo kohë pinguinët takohen rregullisht për të ngushëlluar njëri-tjetrin dhe qëndrojnë bashkë për orë të tëra nën dritat e qytetit.

Pavarësisht zogjve që udhëtojnë me kilometra në vit, pinguinët janë tepër besnikë dhe u qëndrojnë besnikë partnerëve të tyre./Motilokal.com