Formimi i një cikloni mbi Italinë veriore, do të përfshijë edhe vendin tonë, ku do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu e bore në disa zona.
Dita e premte në Shqipëri pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 17 °C.
Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të dendura shiu, në disa zona reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 13 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, në disa zona të vendit reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 11 °C./Motilokal.com
