Rama: Në fillim të vitit pritet të nis vaksinimi kundër COVID-19

Rama: Në fillim të vitit pritet të nis vaksinimi kundër COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës online të mbajtur me gazetarët se ka deklaruar se të gjitha shtetet po bëjnë një luftë të madhe për sigurimin në sasi të mëdha të vaksinës antiCovid teksa Shqipëria është në komunikim të vazhdueshëm më disa shtete mike për të siguruar vaksinën në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm”.

“Ne jemi çdo ditë në punë për këtë çështje. Kini parasysh qe është tjetër çfarë thuhet nëpër media dhe çfarë komentohet nëpër ekrane dhe tjetër se çfarë është realiteti konkret i situatës me vaksinën. Shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha krahasuar me pritshmëritë e tyre janë jashtëzakonisht më të ulëta, nuk po i thonë akoma sa për dijeni. Do ti dëgjoni kur të fillojnë të thonë se sa kanë marrë për të filluar dhe pastaj do të kuptoni që është tjetër gjëja që lëviz pas ekraneve dhe pas portaleve që nuk është ende e bërë transparente. Problemi është që kërkesa është më e lartë sesa oferta dhe sasia e prodhimit është ku e ku më e vogël sesa nevoja. Natyrisht ky është një problem i madh në fazën e parë sepse ndërkohë kompanitë po shtojnë sasinë e prodhimit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo sasie dhe vaksinës Pfizer që është vaksina e aprovuar, sasinë kryesore e ka SHBA. Nuk del asnjë dozë nga SHBA drejt vendeve të tjera.

Rama ka thënë se janë në komunikim me të tre kompanitë, si me Pfizer, AstraZeneca dhe me Modernën.

Kryeministri Rama ka veçuar edhe një problematik pasi sipas BE ka marrë një vendim që për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepen tepricat.

“Këtu nuk ka teprica faktikisht. Këtu ka një problem të madh për çdo vend sepse ka shumë më pak seç kishin planifikuar”, tha Rama.

Ai nuk ka përendur datë se kur mund të fillon vaksinimi, por ka theksuar se nuk do të mbetemi mbrapa të tjerëve dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të fillon vaksinimi kundër koronavirusit.

“Ajo që dua të theksoj është që për fat të keq edhe sigurimi i vaksinës është më shumë se kurrë diplomaci, marrëdhënie personale, miqësi, komunikime, kontakte. Është një luftë e madhe që po bëhet sot mbrapa kuintave nga të gjitha shtetet që të kenë sasira sa më të mëdha. Është realisht si radhët e qumështit të kohës së dikurshme, ku në vend të banorëve që zbrisnin poshtë pallatit dhe vinin shishet atje, janë shtetet. Kjo është situata. Unë i them të gjithë që të jenë të qetë sepse siç e kemi treguar edhe më parë kur është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë, besoj që dimë ta bëjmë më mirë se çdokush tjetër”, ka deklaruar kryeministri Rama./Motilokal.com