Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit: 87 për qind e emetimeve të gazrave serë në Kosovë shkaktohen nga sektori i energjisë

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit: 87 për qind e emetimeve të gazrave serë në Kosovë shkaktohen nga sektori i energjisë

Rritja e përqendrimeve atmosferike të gazeve serë prodhon efekte në ndryshimin e klimës përkatësisht në ngrohjen e saj. Vlerësohet se në nivel global që nga viti 1990, emetimet e gazrave  serë që burojnë nga aktivitetet antropogjene janë rritur në rreth 40%, sipas raportit të publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).

Sipas këtij raporti në Kosovë emetimet totale vjetore të gazrave të serrës përgjatë periudhës 2008-2018 ndryshojnë ndërmjet 9489 Gg CO2 eq. (2008) dhe 10164 Gg CO2 eq (2016).

“Emetimet varen në masë të madhe nga kërkesa për energji dhe nga aktivitetet e sektorit të energjisë që është sektori kryesor i emetimeve në nivel vendi me 87%”, bën të ditur AMMK.

No photo description available.

AMMK njofton se krahasuar me shtetet tjera në Evropë, Kosova ka emetime më të ulëta (5 ton CO2 ekuivalent), për kokë banori se sa mesatarja e Bashkimit Evropian, po ka emetime më të larta se sa disa nga vendet e rajonit. Ndërsa sa i përket emetimeve të CO2 për njësi të BPV (Bruto Prodhimi Vendor), Kosova me 0,5 kg CO2 ka emetime më të larta se mesatarja e Bashkimit Evropian dhe më të larta se sa vendet tjera të regjionit./Motilokal.com