Të gjithë njerëzit që me aeroplan më aeroplan kanë dëshirë që të kenë një hapësirë të tyre në mënyrë që të mund të relaksohen më mirë. Për fat të mirë, dizajnerët e ulëseve të aeroplanëve kanë vendosur që ta bëjnë këtë gjë të mundur, sidomos për pasagjerët të cilët udhëtojnë në relacione të gjata.
Bright Side zgjodhi disa nga risitë më të mira që së shpejti mund të vijnë në fluturimin tuaj të ardhshëm. Disa nga këto janë gjeniale!
Sistem personal argëtues
Tash, me anë të dizajnimeve të reja mund të lidhni pajisjet e juaja me internet brenda aeroplanit.
Sistem i brendshëm për ndihmë
Kompania Holandeze AirFi ka vendosur në aeroplanët e saj sistem i cili u mundëson pasagjerëve të marrin informacione të ndryshme duke lexuar gazeta, shikuar filma, porosisin ushqim dhe gjëra të tjera.
Realiteti virtual në vend të internetit
Shumë pasagjerë përdorin Netflix ose Amazon për t'u argëtuar gjatë një fluturimi. Shumë kompani ajrore dëshirojnë të konkurrojnë me ofruesit e argëtimit si këta, megjithëse deri më tani ka pasur pak mundësi për ta bërë këtë. Transavia, linja ajrore buxhetore e drejtuar nga Air France / KLM dhe kompania Australiane QANTAS aktualisht po testojnë teknologjinë e realitetit virtual si një mënyrë për të siguruar argëtim alternativ për udhëtarët e tyre.
Ulëse super të rehatshme me teknologjinë VR
Gjëja më e bukur që do ti ndodhë kompanive të aeroplanëve do të jenë karriget super të rehatshme do të bëhen realitet.
Ulëse si në teatër
Kompania Italiane e aeroplanëve “Aviointeriors” është duke dizajnuar karrige speciale që kanë formën e atyre të kinemave.
Kabina në të cilat mund të bëni gjumë
Kompania inovative e dizajnit “Factory Design” me emrin “Ail Lair”, mund të quhet qershia mbi tortë e teknologjisë. Kjo kompani planifikon që së shpejti të lansojë kabina të fjetjes në aeroplanë./Motilokal.com
