Një tërmet me madhësi 4.5 ka goditur zonën Nafpaktos pak para orës 5:00 të së mërkurës.
Sipas medieve greke epiqendra e tërmetit ishte rreth 15 kilometra në lindje të Nafpaktos, me një thellësi prej 12.7 kilometra. Dridhjet u ndien në shumë zona të Akaisë dhe Etoloakarnanisë.
Pak minuta pas tërmetit kanë pësuar pasgoditje të dobëta prej 2.8 dhe 3.5 Rihter. Vlen të përmendet se e njëjta zonë kishte regjistruar dridhjet toke disa orë më parë./Motilokal.com
