Njerëzit e hershëm i mbijetuan dimrave të ftohtë përmes gjumit letargjik

Njerëzit e hershëm i mbijetuan dimrave të ftohtë përmes gjumit letargjik

Ekspertët e fosileve në Spanjë kanë zbuluar prova të reja që sugjerojnë se Neandertalët mund të kenë mbijetuar në dimra jashtëzakonisht të ftohtë mijëra vjet më parë nga letargjia.

Studiuesit zbuluan dëmtime në kockat e fosilizuara që përputhen me shenjat e mbetura në kockat e kafshëve të tjera që hibernojnë, të tilla si arinjtë e shpellave.

Kjo do të thotë se paraardhësit tanë u përballën me dimrat e egër në atë kohë duke ngadalësuar metabolizmim e tyre dhe duke fjetur për muaj të tërë.

Përfundimet bazohen në gërmimet në një shpellë të quajtur Sima de los Huesos - gropa e kockave - në Atapuerca, afër Burgos në Spanjën veriore.

Një skelet i rindërtuar i Neandertalit (R) dhe një version modern njerëzor i një skeleti (L) të ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore në New York City, New York, SH.B.A., 8 janar 2003. (AP Photo)

Vendi ku u gjetën mbetjet e fosilizuara është në të vërtetë një varr masiv, ku studiuesit kanë gjetur mijëra dhëmbë dhe copa kockash. Fosilet datojnë më shumë se 400 000 vjet dhe mendohet se kanë qenë Neandertalët e hershëm ose paraardhësit e tyre.

Shpella është një nga thesaret më të rëndësishme paleontologjike të planetit dhe ka dhënë shumë informacion për mënyrën se si evolucioni njerëzor përparoi në Evropë.

Në një studim të botuar në revistën “L'Anthropologie”, Juan-Luis Arsuaga - i cili udhëhoqi ekipin që gërmoi për herë të parë në atë vend - dhe Antonis Bartsiokas, nga Universiteti Demokrit i Thrakisë në Greqi, argumentojnë se fosilet e gjetura atje tregojnë variacione sezonale që sugjerojnë se rritja e kockave u ndërpre për disa muaj të çdo viti.


Ata sugjerojnë që këta njerëz të hershëm e gjetën veten "në gjendje metabolike që i ndihmuan ata të mbijetonin për periudha të gjata kohore në kushte të ftohta me furnizime të kufizuara ushqimi dhe rezerva të mjaftueshme të yndyrës trupore". Ata bënë gjumë letargjik dhe kjo regjistrohet si ndërprerje në zhvillimin e kockave.

Studiuesit pranojnë se e gjithë kjo mund të tingëllojë si trillim shkencor, por theksojnë se shumë gjitarë, e bëjnë gjumin letargjik. "Kjo sugjeron që baza gjenetike dhe fiziologjia për një hipometabolizëm të tillë mund të ruhen në shumë specie gjitarësh, përfshirë njerëzit", shprehen Arsuaga dhe Bartsiokas.

Modeli i lezioneve të gjetura në kockat e njeriut në shpellën Sima përputhet me lezionet e gjetura në kockat e gjitarëve që flenë, duke përfshirë arinjtë e shpellave. "Gjumi letargjik do të ishte zgjidhja e vetme që ata të mbijetojnë duke iu dashur të kalojnë muaj në një shpellë për shkak të kushteve të ftohta", thonë autorët e studimit./Motilokal.com