Vrapimi në mot me borë, këshilla për të vrapuar edhe në ditë të ftohta

Vrapimi në mot me borë, këshilla për të vrapuar edhe në ditë të ftohta

Vrapimi në kohën kur ka borë, as nuk mund të konsiderohet i mirë as i keq, edhe kur i ftohti ndjehet, të apasionuarit pas vrapimit nuk heqin dorë së bëri sport. Nëse edhe ju keni vendosur të filloni të vraponi në ajër të pastër në ditë dimri me borë duhet vetëm të adaptoni një seri këshillash.

Fillimisht gjeja e parë që duhet të bëni është veshja e përshtatshme me pëlhura termike që thith djersën.

Një tjetër këshillë është të mbroni kokën, duart dhe këmbët sepse ekstremitet e trupit janë ato që vuajnë më së shumti nga i ftohti.

Nëse vendosni të vraponi në borë dhe dita është me diell mbroni sytë dhe lëkurën nga rrezet e diellit duke aplikuar një krem solar hidratues. I ftohti në fakt tenton të thajë lëkurën.

Para se të filloni vrapin, bëni nxehjen e trupit e cila është e nevojshme për të shtuar temperaturën e trupit dhe ta mbaje atë konstante.

Vrapimi në ditë të ftohta dimri për dikë mund të mos jetë edhe i dobishëm sidomos për ata që kanë vështirësia në frymëmarrje, e veçanërisht te ata që vuajnë nga astma. Nganjëherë ajri i ftohtë që thithet mund të shkaktojë bronkokonstriktimi si rrjedhojë e thatësisë së ajrit për shkak të temperaturave të ulëta. Në këso rrethana duhet reduktuar problemet e frymëmarrjes.

Një mënyrë e mirë është të vëni një shallë rreth qafës, në mënyrë që gjatë frymëmarrjes ajri të ketë lagështi më të madhe.

Po ashtu është e pëlqyeshme që ajrin të merrni përmes hundës dhe jo gojës, që të mos vështirësohet procesi i frymëmarrjes./Motilokal.com