Në fotografi: Jupiteri e Saturni bashkëdyzohen nën errësirën e natës

Në fotografi: Jupiteri e Saturni bashkëdyzohen nën errësirën e natës

Jupiteri dhe Saturni ia kanë prerë rrugën njëri-tjetrit gjatë orëve të natës midis të hënës dhe të martës, duke u shfaqur para vrojtuesve nën petkun e errësirës sikur “një planet i dyfishtë”, në atë që përbën ngjarjen madhështore të evidentuar për të parën herë pas 800 vjetësh.

Fenomeni i rrallë është jetësuar pasi që planetët kanë lëvizur për një kohë të konsiderueshme më afër njëri-tjetrit dhe kanë arritur pikën më të afërt njëri me tjetrin më 21 dhjetor.

Për shkak të errësirës dhe dimrit, dy planetët do të duhej të shfaqeshin në qiellin jugperëndimor, pak mbi horizont, pas perëndimit të diellit.

Në të gjithë botën njerëzit u mblodhën rreth teleskopëve për të parë ngjarjen e rrallë qiellore.

Disa, si astronomët Blake Estes në Santa Barbara nga Kalifornia, përdorën teleskopë të nivelit të lartë për të fotografuar momentin kur planetët ia prenë rrugën njeri-tjetrit, megjithëse mbetën rreth 450 milionë milje larg në hapësirë. Të tjerët përdorën telefonat për të regjistruar ngjarjen./Motilokal.com

Grupe njerëzish mblidhen pranë një peme të Krishtlindjes në plazh

Një familje me teleskop në Ciudad Juarez, Meksikë

Astronomi Blake Estes

Njeri duke bërë fotografi në Burnsville, SHBA

Jupiteri dhe Saturni

Jupiteri (poshtë) dhe Saturni (sipër)

Fotografë në shkretëtirë

Sirianët vëzhgojnë përmes teleskopëveJupiteri dhe Saturni ndërsa shfaqen afër njëri-tjetrit

Një burrë përdor një tregues lazer

Lidhja e Madhe mbi malin Tamalpais, California