Mutacioni i COVID-19 që është shfaqur në Britaninë e Madhe “është pak më ndryshe” nga ato të marra në shqyrtim deri më tani, deklaroi themeluesi i BioNTech, Ugur Shahin në një konferencë shtypi.
Ai tha se ende nuk e dihet saktësisht nëse vaksina jonë mund të mbrojë edhe nga kjo, por nga pikëpamja shkencore, megjithatë, ka shumë të ngjarë që kjo vaksinë gjithashtu mund të ofrojë mbrojtje kundër këtij mutacioni.
Sipas tij do të duhen edhe dy javë për të mbledhur të dhënat në lidhje me këtë dukuri.
Vaksina e BioNTech, e zhvilluar së bashku me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, është e autorizuar për përdorim në më shumë se 45 vende, përfshirë Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe BE./Motilokal.com
