Kina lëshon me sukses raketën transportuese ‘Long March-8’

Kina lëshon me sukses raketën transportuese ‘Long March-8’

Më në fund Kina lëshoi me sukses raketën “Long March 8” në hapësirë për herë të parë, pjesët të së cilës, të tilla si shtytësit, mund të ripërdoren në të ardhmen.

Për shkak të motit të ligë Kina u detyrua të shty lëshimin e raketës.

Raketa modulare, e gjatë 50 metra, u ngrit nga Qendra Hapësinore Wenchang në ishullin jugor kinez Hainan, duke mbajtur disa satelitë më të vegjël për t’u lëshuar në hapësirë.

Një pjesë tjetër që duhet ripërdorur në të ardhmen përfshin fazën e parë të raketës e cila mund të ulet vertikalisht përsëri në Tokë një ditë pas lëshimit.

Raketa “Long March 8” ka një kapacitet ngarkese midis 3 dhe 4.5 ton, në varësi të orbitës që synon.

Menjëherë pas ngritjes, qendra e kontrollit njoftoi se fluturimi po vazhdonte normalisht dhe se përpjekja e parë e ngritjes kishte qenë “një sukses i plotë”, siç raportohet në televizionin shtetëror./Motilokal.com