Në kushtet e vështirësimit të motit, dëborës, ngricave e akullit duhet të bëjmë më shumë kujdes, pasi vetëm kështu parandalohen ngjarje e trauma që mund të kushtojnë shumë shtrenjtë.
Për këtë qëllim është e domosdoshme që të ofrohen këshilla për drejtuesit e mjeteve dhe për të gjithë ata që lëvizin gjatë këtyre ditëve me temperatura të ulëta.
Gjatë stinës së ftohtë, kushtet atmosferike si mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.
Për këto arsye, është mirë që gjatë lëvizjes me makinë të respektohen sidomos kufijtë e shpejtësisë, për të shmangur rreziqet e mundshme që mund të përballen gjatë udhëtimit.
Ka disa tregues specifikë të rëndësishëm për drejtimin e mjetit që duhet të njihni gjatë lëvizjeve në kushtet e përkeqësimit të motit, në borë, akull e ngricë.
Ngricat dhe dëbora vështirësojnë shumë lëvizjen me makinë.
Kini kujdes:
- kontrollin fizik të mjetit,
- sigurimin e zinxhirëve për gomat,
- gomat të jenë dimërore,
- furnizohuni mjaftueshëm me karburant,
- përdorimin e solucionit kundër ngrirës për motorin e makinës,
- merrni veshje të ngrohta,
- ushqim të mjaftueshëm.
Në këto kushte nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë. Duhet të informoheni për motin përpara lëvizjeve për të mos u përballur me situata të papritura, këtë mund ta bëni duke klikuar në www.motilokal.com ose ta shkarkoni në telefonin tuaj. Duhet të evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona e sidomos natën.
Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shíkueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste duhet të ulni shpejtësinë, të ruani distancën dhe të mbani dritat gjithnjë ndezur.
Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë ndaj, veçanërisht në këto ditë me mot të keq e në kushte të vështira, u rekomandojmë drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit, duke u kujtuar sërish respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet dhe jep më shumë siguri për jetën në rrugë.
Nga kujdesi ke vetëm dobi..../Motilokal.com
