Komuna e Prishtinës fillon testimin me teste rapide, saktësia 99.7 për qind

Komuna e Prishtinës fillon testimin me teste rapide, saktësia 99.7 për qind

Prej dje në Komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Testimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 7, në lagjen Emshir dhe ka një besueshmëri prej 99.7% te rastet pozitive.

“Pa dyshim se ky lloj i testimit pritet të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë #covid19 pozitiv duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Prishtinës bën të ditur se qytetarët rezultatin e marrin 20 minuta pas testimit. Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt./Motilokal.com

Image may contain: one or more people

No photo description available.

Image may contain: one or more people and phone

Image may contain: one or more people and closeup

Image may contain: one or more people

No photo description available.

Image may contain: one or more people, phone and closeup